Një zë i rrallë shqiptar, timbër të veçantë dhe ngjyra të ndryshme të zërit ka shqiptarja nga Shqipëria Inis Neziri e cila konkuroi në shumë festivale muzike. Ajo mori pjesë në shumë festival të muzikës dhe gjithëherë doli fituese në të gjitha garat. Karrierën fillestare e kishte në Gjeniun e Vogël, ku zëri vendin e parë dhe mahniti jurinë me performancën e saj.
Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.
Mirëpo kulmin e saj të artistës e shijoi në vitin 2019 kur këngëtarja shqiptare Inis Neziri i bëri të gjithë krenarë.
Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi të gjithë me zërin e saj fantastik.Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.
Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar.