Nëse keni menduar ndonjëherë se si duket rruga më e rrezikshme në botë, ndoshta kjo është përgjigja. Fjala është për rrugën e famshme Yungas, në veri të Bolivisë, e cila shtrihet përgjatë shkëmbinjve, ndërsa ndryshe njihet edhe me emrin si “rruga e vdekjes”. Rruga për në ujëvarat e San Pedros është e lartë deri në 4.800 metra dhe gjerësia e kësaj rruge është vetëm tre metra dhe konsiderohet si rruga më e rrezikshme në botë, sipas “pushime.com”. Këtu janë fotografitë e disa çiklistëve të guximshëm të cilët janë drejtuar në këtë rrugë të frikshme, të rrethuar nga shiu, malet dhe kodrat. Pamja është më shumë se mahnitëse, por kalimi në këtë rrugë ka çmimin e vet. Kjo rrugë është e gjatë 64 kilometra dhe nuk ka asnjë mbrojtëse, dhe sipas disa vlerësimeve, 300 turistë vriten në vit.