Shkup, 21 gusht – Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor,e ka pagën më të madhe mujore mes krerëve të shteteve të rajonit, ndërsa pagë më të ulët merr kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, publikoi Pobjeda e Malit të Zi.
Paga e kreut të Sllovenisë është 3.22 euro, ndërsa ai i Serbisë merr 3 herë më pak, përkatësisht 1.083 euro në muaj, njofton Koha.
Më shumë se 3 mijë euro në muaj merr edhe kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitanoviq, si dhe anëtarët e kryesisë së Bosnje e Hercegovinës.
Grabar Ktaroviq merr 3.276 euro, ndërsa anëtarët e B dhe H 3.091 euro në muaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka rrogën 2.873 euro. Të dhënat për kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ende nuk janë publikuar në ueb faqen e agjencisë për parandalim të korrupsionit, ndërs dihet se ish kryetari merrte 2.42 euro në muaj.
Më pak se 2 mijë euro në muaj marrin kryetari i Shqipërisë Ilir Meta 1.425 euro dhe i Maqedonisë Gjorge Ivanov, 1.250 euro.(koha)