Kjo është Porsche më e rrallë në botë (FOTO)

Në Shtetet e Bashkuara është gjetur një model i rrallë 911, që është i vetmi në vend, por mendohet se ky është ekzemplari i vetëm që e ka prodhuar ndonjëherë Porsche. Kompania gjermane është e njohur për krijimin e edicioneve speciale, pikërisht nga kjo seri. Madje, kishte një edicion special që destinohej vetëm për meksikanët e klubit të entuziastëve. Por, nuk është parë më herë një 911 Carera S Endurance Racing Edition, që dyshohet të jetë krijuar për një pronar të pasur, që është dashamir i super-veturave. Ky ekzemplar ka shenja të dukshme, që e bën dallojë nga modelet e mëparshme dhe nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër. Megjithëse mund të jetë një dhe i vetmi, ky 911 nuk do të shitet më shumë se 600 mijë dollarë, ndërsa një 911 është shitur së fundmi për një milion dollarë.