Kjo është policja më hot që keni parë ndonjëherë? (FOTO)

Historia e Samantha Sepulveda është e thjeshtë dhe mahnitëse. Ajo është një nga policet e New York-ut, me ëndrrën e hyrjes në Zyrën Federale të Hetimeve (FBI), është bërë e famshme në mbarë botën pasi hapi llogarinë e saj në Instagram. Ajo u kontaktua më pas nga një agjenci modelimi, e cila e ka transformuar atë në policen më tërheqëse në botë. Samantha është me origjinë Domenikane dhe që kur ishte 5 vjeç qëllimi i saj ka qenë gjithmonë të ndihmojë të tjerët, në veçanti familjen e cila kishte nevojë për të. Në vitin 2010, ajo u bë pjesë e forcave të policisë së New York, ku punon për seksionin Long Island. Ëndrra e saj është që një ditë të bëhet agjente e FBI. Por jeta, siç e dini, rezervon surpriza të mëdha dhe për të, çdo gjë ndryshoi pas një artikulli në New York Post, e cila shkroi se çdo kriminel në qytet do priste më kënaqësi që të arrestohej nga kjo police tërheqëse.