Shakatë me biondina dhe paragjykimet bazuar në steriotipe mund të mos kenë ndonjë vlerë për Anna Khramtsova, një zyrtare policore e cila është votuar si femra më e bukur e shërbimit policor rus, raporton RT, transmeton Gazeta Express, përcjell Koha.mk
Khramatsova, e cila jeton në Ekaternburg, në rajonin e Uralit, arriti t’i marrë zemrat e 57.000 njerëzve të cilët e zgjodhën atë fituese të çmimit “Bukura e Gardës Kombëtare”.
Në një video e postuar në Youtube nga kjo agjenci, ajo flet për kolegët e saj meshkuj, të cilët e kanë paragjykuar atë për shkak të ngjyrës së flokëve, “por mua nuk më interesonte, unë thjesht shërbej me nder” thotë ajo.
Khramtsova ka lindur një familje që e kanë traditë pjesëmarrjen në polici, madje të dy prindërit e saj janë policë. Ajo së pari ka shërbyer në polici, pastaj është transferuar në Gardën Kombëtare, një agjenci e cila është krijuar në vitin 2016, për ta luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar.