Tetovë, 18 tetor – Sipas të dhënave që ka publikuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në Këshillin e Komunës së Tetovës, BDI ka marrë 9 vende të këshilltarëve, Aleanca për Shqiptarët 4, Lëvizja Besa 6, VMRO-DPMNE 5, LSDM tre vende, Partia e Turqve 1 dhe PDSH-ja 3, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në Këshillin e Komunës së Gostivarit më shumë mandate do të ketë BDI-ja, nëntë. I dyti sipas numrit do të jetë grupi i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët me tetë anëtarë. Nga katër mandate fituan koalicionet e udhëhequra nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE. Tre parti politike në përbërjen e re të këshillit të Gostivarit do të përfaqësohen me nga dy përfaqësues. Koalicioni i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe Unitetit i fituan dy mandate. Po aq kanë edhe Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike e Turqve. Në Komunën e Tearcës, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 7 vende të këshilltarëve, Aleanca për Shqiptarët 3 këshilltarë, VMRO-DPMNE 1,Lëvizja Besa 4, Partia Demokratike Shqiptare 3 dhe LSMD-ja 1. Në Komunën e Bogovinës, Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 7 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 5, Lëvizja Besa 5 dhe Partia Demokratike Shqiptare dy këshilltarë. Në Komunën e Vrapçishtit Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 7 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 6, Partia e Turqve 3, Lëvizja Besa 2 dhe LSDM-ja 1. Në Komunën e Jegunocit, Bashkimi Demokratik për Integrim 3, Partia Popullore e Maqedonisë 1, VMRO-DPMNE –ja 5 dhe 6 këshilltarë ka marrë LSDM-ja. Në Zhelinë, Bashkimi Demokratik për Integrim 8 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 1, Lëvizja Besa 9 dhe PDSH-ja 1. Në Bërvenicë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 2 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 2, VMRO-DPMNE 4, LSDM-ja 4, Besa 2 dhe Partia Demokratike Shqiptare 1 këshilltar. Në bazë të përllogaritjeve gjithsej në 7 komunat e Pollogut, BDI ka 43 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 21, Lëvizja Besa 25, PDSH-ja 10, VMRO-DPMNE 15, LSDM-ja 14, Partia e Turqve 4 këshilltarë dhe një Partia Popullore e Maqedonisë. (koha.mk)