Kjo është partia me më së shumti mungesa në kuvend

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjatë ditës së sotme një analizë, përmes së cilës janë bërë të qarta mungesat e partive politike në kuvend përgjatë sesionit pranveror 2018.

Me këtë rast, analiza e publikuar në kuadër të platformës “vota ime” nga KDI, dëshmon që LDK është subjekti me më së shumti mungesa gjatë këtij sesioni.

Lidhur me mungesat LDK pasohet nga PSD-ja, duke vazhduar më tej me LS-së dhe PDK-në.

“Grupi parlamentar i LDK-së prin për nga numri i mungesave në krahasim me grupet e tjera parlamentare. LDK ka regjistruar 220 mungesa, PSD ka 129 mungesa, pasuar nga LS me 123, PDK me 101, LVV me 83, AAK me 70, NISMA me 47, 6+ me 32 dhe deputetët pa grup parlamentar me 31 mungesa”, potencohet në këtë publikim, raporton “Zeri.info”.

Sa i përket mesatares për deputetë, siç është bërë e ditur nga KDI, janë deputetët “Pa Grup” që kryesojnë me një mesatare prej 15 mungesash për deputet, pasuar më tej nga LS me mesatare prej 12 mungesash për deputet, PSD me 11 mungesa, LDK me 8 mungesa, AAK dhe Nisma  me mesatare prej 6 mungesash për deputet, 6+ me 5 mungesa për deputetë dhe PDK e LVV me nga 4 mungesa për deputetë./Zëri