Kjo është Luhu, macja, që po merr gjithmonë e më shumë fansa në rrjetet sociale. Kafsha jeton në Kinë me të zotin dhe është një mace e adhurueshme ngjyrë gri me lara, por tiparet e saj e bëjnë të duket gjithmonë e mërzitur. Që kur i zoti i saj filloi të shpërndante fotot e Luhu-t, macja ka krijuar një grup të madh prej mbi 200.000 fansash në Instagram.