Një femër e re ruse është vënë në listën e sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë, për shkak se supozohet se ka ndihmuar Vladimir Putinin që të ndikojë në zgjedhjet në SHBA, transmeton koha.net. Alisa Shevchenko është një hakere shumë e aftë, e cila punësohet nga biznese të mëdha për të gjetur dobësi në sigurinë e tyre online. Kompania e saj është përfshirë në listën e sanksioneve nga qeveria e SHBA-së gjatë javës së kaluar, për shkak se dyshohet për përzierje të mundshme në fitoren e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump. Informacioni i vetëm i prezantuar si fakt është se kjo kompani, e quajtur ZOR i ka ofruar shërbimit të inteligjencës së jashtme të Federatës ruse me “hulumtime dhe zhvillime teknike”. Megjithatë, ajo ka reaguar kundër kësaj, duke pretenduar se nuk e ka kryer me vetëdije këtë punë për qeverinë ruse. Në emailet e enkriptuara të The Guardian, hakerja pohon se Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke mashtruar dhe “ka falsifikuar, me dashje kundër kompanisë sime” apo thjesht ka “keqkuptuar faktet”. Shevchenko ka thënë: “një femër e re, hakere dhe kompania e saj mund të duket si e përsosur për qëllimet e tyre. Unë nuk mundohem të fshihem, unë udhëtoj shumë, dhe janë një person shumë miqësor dhe komunikues”. “Dhe çka është më e rëndësishmja, unë nuk kam shumë para, pushtet apo lidhje për të qenë pas këtyre akuzave. Kështu që, mund të jetë çdo kush”, ka shtuar ajo. Ndërsa Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka injoruar raportimet e inteligjencës ku thuhet se Vladimir Putin ka ndikuar në zgjedhje për të ndihmuar atë që të fitojë.