Kjo është gjyshja më e “nxehtë” në botë! (FOTO)

Ajo është 36 vjeç dhe ka shpenzuar 26 mijë dollarë për ndërhyrje kirurgjikale.

Bëhet fjalë për Carrie Hilton, e cila është bërë gjyshe këtë vit kur vajza e saj Clarice solli në jetë të voglën Jessica.

Edhe pse gjyshe, britanikja është në formë të shkëlqyer falë palestrës por edhe 26 mijë dollarëve të shpenzuara për operacione estetike. Ajo pretendon se është nëna më e “nxehtë” në botë.

Pak kohë më parë ishte një tjetër gjyshe që bëri këtë deklaratë, 47 vjeçarja nga Australia, Gina Stewart.