Reperi Fero mbrëmë është përfshirë në një përleshje në një klub në Mitrovicë.Fero pas publikimit të disa videove në rrjete sociale, ka reaguar ashpër, duke u shprehur se në Mitrovicë do të rikthehet sërish me koncerte tjera, por jo në atë lokal.Lajmi.net ka kontaktuar menaxherin e Feros, Mehmet Elshani, i cili ka thënë që ishte thjeshtë një provokim i zakonshëm që bëhet për famë.
“Gjendja e reperi s’ka qysh më mirë, sepse ka qenë një provokim i zakonshëm për famë që tentojnë disa artistë të rinjë me bë, por nuk kanë llogaritë në sigurimin e mirë që e ka Fero”, ka thënë menaxheri i Feros.Ai ka shtuar se Fero sot lanson projektin e ri dhe është shumë i lumtur dhe pozitiv për atë këngë.“Artisti ynë sjell projektin më të ri sot dhe është shumë pozitiv dhe i lumtur për projektin”, tha Elshani.
Meti ka treguar po ashtu se gjendja e reperit është e mirë dhe nuk i ka ndodhur asgjë, për shkak se ka siguri të madhe me vete kado që shkon.“Sa i përket incidentit të mbrëmshëm, asgjë nuk i ka ndodhë reperit tonë. Reperi ka një siguri të madhe ne vete gjithmonë dhe nuk lejohet me cenu sigurimin e tij askush”, deklaroi ai.