Një seri e re e Formulave është prodhuar vetëm për gratë e quajtur si W Series, e krejt kjo po bëhet për të bërë një balancë gjinore më të madhe në motorsport.
“Në zemër të ADN-së së W Series është besimi i fortë se gratë mund të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me burrat në motorsport” thonë zyrtarët.
W Series trajnon 18 deri 20 garuese deri në një nivel që u lejon atyre të përfundojnë në serinë ekzistuese të garës së lartë, transmeton Klan Kosova.Rezultatet e konkurrenteve do të zgjidhen nëpërmjet shumë provave në rrugë, testeve simulatore dhe vlerësimeve të fitnesit.
Ato pastaj do të kalojnë nëpër një “program trajnimi të plotë”, me emra të mëdhenj si Adrian Newey dhe David Coulthard duke i mbikëqyrur gjatë rrugës.
Makina e parë e W është një makinë Formula 3, sezoni i parë fillon në pranverën e vitit 2019 dhe do të vizitojë disa nga qarqet më të mira dhe më të famshme në Evropë, shumica e të cilave kanë organizuar garat e Formula 1 për shumë dekada.Sezonat e ardhshme do të përhapen në Amerikë dhe Azi, fondi i çmimeve për sezonin e parë është 1.5 milione dollarë.