E gjetën në janar në një pyll në rajonin Katarnijagat, në veri të Indisë, vajza e braktisur dukej të kishte mes tetë dhe 12 vjet dhe në pamje të parë u duk se ajo kishte kaluar kohë të gjatë me majmunët. Ajo sillej si një kafshë, ecte me katër këmbë, ishte e zhveshur dhe e ushqehej nga toka, tha kryetari i spitalit, në shtetin e Uttar Pradesh. Historia e saj dukej si një version i vërtetë i “Librit për xhunglën”, por, sipas “Guardian” kjo nuk përkon me të vërtetën.
Duke iu referuar të dhënave të administratës pyjore lokale, gazeta thotë se vajza u la në pyll relativisht shpejt. Në mbështetje të kësaj teze është fakti se ajo u gjet në afërsi të rrugës, jo thellë në pyje. Përveç kësaj, kur u gjend, nuk ishte “bashkë me majmunët”, por majmunët ishin në afërsi. Sipas informacioneve të fundit, vajza nuk mund të flasë, sepse është zhvilluar vonë mendërisht. Përveç kësaj, kjo është diagnostikuar si e metë e saj fizike. Pas rreth dy muaj në spital, vajza filloi të ecë normalisht dhe të hajë me duart e saj. Edhe pse nuk flet, shumëçka kupton dhe buzëqesh, thotë kryetari i spitalit, transmeton KosovaPost. Nuk përjashtohet se vajza ka jetuar me majmunët, por edhe në qoftë se ka jetuar, atëherë kjo nuk ka zgjatur shumë.
Mjekët, megjithatë, nuk duan të paraqesin vlerësimet e se sa fëmijë kanë jetuar në pyll. Vajzat në Indi, shpesh janë në situatë shumë të vështirë, sepse janë në disavantazh në krahasim me djemtë. “Vajzat këtu nuk janë të preferuara, përveç kësaj, ajo nuk ishte e zhvilluar mendërisht plotësisht. Gjithçka na çon te fakti se familja ishte përpjekur ta heqin qafe dhe se për këtë arsye është lënë në pyll”, thotë kreu i Pyjeve. Ende nuk dihet prej nga është vajza dhe kush janë prindërit e tij. Pas largimit nga spitali shërimin do ta vazhdojë edhe në shtëpinë e fëmijëve.