Kjo është arsyeja pse njerëzit tradhtojnë

Tradhtia bashkëshortore nuk është një gjë e këndshme për këdo që është i përfshirë, por ka shumë raste të tilla që ndodhin. Këto raste ndodhin me burrat të cilët tradhtojnë gruan me koleget e punës, ndërsa gratë me “miqtë” e tyre. Njohësit e marrëdhënieve të dashurisë, kanë thënë që arsyeja kryesore pse ndodh kjo janë emocionet që çojnë partnerët në rrugën e gabuar. Disa njerëz mashtrojnë nga pakënaqësia, tha Holmes për ‘The Independent’. Kur dikush ndihet i lënë pas dore në një marrëdhënie, pasi partneri kalon shumicën e kohës në punë ose nuk u jep vëmendjen e plotë, kjo mund të çojë në tradhti. Kur një çift nuk ka marrëdhënie seksuale, ose ka probleme  të këtij lloji kjo bën që të kërkohet kënaqësia seksuale diku tjetër.