Një person trembet, një tjetër vret dhe dikush tjetër merr një gotë edhe e kap grerëzën. Ka shumë mënyra për ta hequr qafe këtë insekt të keq, ose për t’i shmangur grerëzat në përgjithësi. Por ajo që nuk duhet të bëni tani e tutje, është pikërisht ky veprim. Ju nuk duhet të vrisni përsëri një grerëz, ndryshe do të merrni veten në qafë, këshillon dritare.net
Ja një arsye e thjeshtë, pse nuk duhet t’i vrisni grerëzat.
Nëse ju e bëni, të tjerë grerëza do t’ju vijnë
Kur ju vrisni një grerëz, një feromone është lëshuar. Ky është një kimikat që i bën grerëzat e tjera më agresive. Nëse ju vrisni një grerëz, rrezikoheni të sulmoheni nga pjesa tjetër e grupit. Dhe sigurisht, ju nuk e doni këtë gjë. Nëse ju sulmoheni nga grerëzat shëndeti juaj do të jetë në rrezik.
Uji
Mënyra më e mirë për të larguar grerëzat është uji. Grerëzat e urrejnë tej mase ujin. Keni parë ndonjë grerëz të fluturojë në shi? Sigurisht që jo! Ata nuk fluturojnë me krahë të lagur dhe e ndjejnë lagështinë edhe nëse janë larg saj, informon dritare.net
Foleja e rreme
A doni t’i mbani grerëzat larg nga shtëpia juaj? Epo ndërtoni një fole të rreme me qese letre. Grerëzat janë shumë territoriale dhe agresive ndaj të foleve të tjera. Nëse ata shohin një fole diku, do të largohen menjëherë, sepse ndryshe rrezikojnë të vriten nga grerëzat e tjerë.