Gjyshja Wanja Snjodin i ka 80 vjeç dhe ngrit pesha pa problem. Snjodin e cila është nga Suedia, ka një trup të mprehur dhe muskulor. Sipas Wanjas, ajo ushtron gjashtë herë në javë, dhe pesë nga ato ditë i kalon duke çuar pesha në palestër, shkruan The Sun. Pavarësisht se ka qenë gjithmonë aktive, ajo kishte filluar të ngritë pesha në moshën 47 vjeçare pasi që një lëndim e kishte privuar atë nga vrapimi dhe vallëzimi të cilat i praktikonte rregullisht. Kjo grua e moshuar po i bën me komplekse të gjithë ata të rinj të cilët me avancimin e teknologjisë janë bërë mjaft pasivë.