Ndaj përdorni këto tre mjekim natyrale për t’u thënë lamtumirë përgjithnjë.
Edema ose e njohur edhe si ënjtje, është një akumulim jonormal i lëngjeve në indet e trupit.
Ka disa faktorë që mund të shkaktojnë ënjtje, duke përfshirë shtatzëninë, tensionin e lartë, dhe problemet e veshkave.
Edhe pse edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, ajo më së shpeshti shfaqet në këmbë, krahët dhe duar.
Megjithatë, në qoftë se ju vini re se njëra nga këmbët tuaja apo gjymtyrët është ënjtur më shumë se tjetra, ju duhet menjëherë të konsultoheni me një mjek, për shkak se mund të jetë një mpiksje gjaku.
Më poshtë janë 3 mënyra natyrale se si mund të lehtësoni këmbët tuaja të fryra dhe të lodhura:
BANJO ME MENTE
PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: ½ filxhan gjethe mente (nenexhik) dhe 4 gota ujë.
UDHËZIME: Vëndosni gjethet e nenexhikut dhe ujin në një tenxhere dhe iejini për 10 minuta.
Pastaj, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
Derdheni në një kovë dhe lërini këmbët tuaja për 30 minuta në këtë ujë.
BANJO ME UJË TONIK
Ndoshta kjo tingëllon e pabesueshme, por uji tonik mund të jetë dukshëm më efikas në rastin e problemit të këmbëve të fryra ose të lodhura.
Zhytini në ujë tonik në temperaturë dhome (apo edhe në ujë të ftohtë nëqoftëse preferoni) për 30 minuta.
Flluskat dhe kinina do t’ju ndihmojnë në uljen e inflamacionit.
BANJO ME UJË ME KRIPË DETI
Kripa “Epsom”, ose kripa e trashë e detit, që gjendet më lehtë në vendin tonë, është e pabesueshme për të relaksuar muskujt.
Vetëm shtoni një grusht kripë “Epsom” ose kripë deti në një kovë me ujë, të mjaftueshme për të mbuluar këmbët tuaja. /Pamfleti Lifestyle