Një adoleshente mund të vdesë nga një rrëzim i vetëm në shesh lojërash për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik. Nëna e Lauren Stribling, Cath Carter, ka frikë se mund të humbasë vajzën e saj në të njëjtën mënyrë që vdiqen tezja dhe gjyshja e Lauren. 13-vjeçarja vuan nga sindromi Marfan – i cili mund të shkaktojë probleme të rrezikshme për zemrën apo mushkëritë dhe duhet të shmangë të gjitha kontaktet në shkollë.
Cath gjithashtu ka frikë se Lauren mund të vdesë nga një sulm i ngacmuesve shkollorë, pasi ata kanë kërcënuar se do ta vrasin atë për paaftësinë e saj, pavarësisht gjymtyrëve të saj të zgjatura (një nga shenjat fizike të çrregullimit). Halla e vajzës, motra e Cath, Jennifer Carter, vdiq në vitin 2000 në moshën 15 vjeçare, pasi u rrëzua në korridoret e së njëjtës shkollë.
Sëmundja shkakton gjithçka në trupin e Lauren, ka kocka të zgjatura dhe gishta me madhësi më të madhe se moshatarët e saj. Cath j’u bën thirrje të gjithë dhunuesve në shkollë për të kuptuar seriozitetin e gjendjes së vajzës së saj.
Ajo tha: “Për shkak se ajo është me të vërtetë e gjatë disa nga fëmijët e tjerë në shkollë nuk e kuptojnë sa serioze është gjendja e saj, por unë kam humbur nënën time nga Marfan dhe pastaj dy vjet më vonë kam humbur motrën time. Jennifer vdiq kur ajo ishte vetëm 15. Çdo ditë jam e shqetësuar se e njëjta gjë mund t’i ndodhë asaj”.
“Një gjë më shqetëson, kur Lauren u kthye në shtëpi javën e kaluar, më tha se disadhunues e kishin kërcënuar se do ta vrisnin atë se po falsifikon gjendjen e saj, ajo ishte zemërthyer. Asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tyre të ngacmohet, por për mua, një shuplakë mund të jetë fundi për Lauren. Tani çdo mëngjes kur shkon në shkollë jam e tmerruar”.
Cath pretendon se kjo nuk është hera e parë që Lauren ngacmohet, pasi vajza e saj gjithashtu tallet me emra si ‘e ngathët’ dhe ‘këmbë madhe’ .