Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla, si: diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Konsumimi i kivit është qartësisht një zgjedhje e shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh dhe bëhet aleat i shëndetit tonë. Ky frutë përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve.