Kitev: Kushtetuesja lejoi Ivanovin të bëjë falje në bazë të një neni që nuk ekziston

Shkup, 5 dhjetor – Deputeti i LSDM-së, Betian Kitev, thotë se paqartësitë se si Gjykata Kushtetuese para 3 vitesh, e lejoi presidentin e atëhershëm Gjorgje Ivanov që të bëjë faljen e 52 personave, ndërkohë që nuk ekziston neni 1 për falje. Abolimi që Ivanov bëri, sipas tij ishte amnistim.

Sipas tij, mbetet e paqartë se cila është prapavija e kësaj që tani Kushtetuesja e servoi. Se përse kjo temë është riaktualizuar sërish, për këtë sipas tij, përgjigje mund të japin vetëm iniciatorët brenda në Gjykatën Kushtetuese.(koha.mk)