Kitaroviq: Gjuha e përbashkët ka vdekur së bashku me Jugosllavinë

66

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar -Kitaroviq, deklaroi në Split se Deklarata për gjuhë të përbashkët është diçka tërësisht e margjinalizuar për çka nuk duhet të diskutohet.

“Sot në Kroaci ka aq shumë probleme, mbi 40.000 vende pune “janë të varura” dhe mbi 100 mijë persona janë të ndërlidhur me krizën që e vuan “Agrokor” dhe nga kjo varet ekzistenca e tyre”, theksoi Kitaroiviq, nga e cila gazetarët kërkuan koment lidhur me Deklaratën për gjuhë të përbashkët.

Deklarata për gjuhë të përbashkët, që është prezantuar dje në Sarajevë është krijuar pas konferencës rajonale “Gjuhë dhe nacionalizëm”.

Në deklaratë, mes tjerash qëndron se BeH, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia “përdorin gjuhë të standardizuar të tipit policentrik” dhe se “katër emra për variante të standardizuara nuk do të thotë se ato janë katër gjuhë të ndryshme.

Comments are closed.