Berlin, 24 shtator – Kisha Katolike në Gjermani ka krijuar një sistem të ri të dëmshpërblimit për viktimat nga abuzimi seksual nga shërbimi kishtar, me të cilin do të sigurohen pagesa deri në 50.000 euro.
Sipas sistemit të mëparshëm, abuzuesit morën rreth 5.000 euro secili për vuajtjet që i pësuan.
“Viktimat do të jenë në gjendje të aplikojnë për pagesa sipas sistemit të ri, duke filluar nga 1 janari,” deklaroi sot kreu i Konferencës Episkopale gjermane, Peshkopi i Limburgut, Gerg Baecint, pasi anëtarët në konferencë e nënshkruan propozimin në takimin e rregullt qe e realizojnë dy herë në vjet.
Kisha Katolike vitet e fundit është tronditur nga skandale që përfshijnë abuzime seksuale dhe fshehje në disa vende, përfshirë edhe Gjermaninë.
Në raportin e vitit 2018, i porositur nga kisha, arrihet në përfundimin se klerikët në Gjermani abuzuan të paktën 3.677 njerëz midis vitit 1946 dhe 2014.
Më shumë se gjysma e viktimave ishin 13 vjeç ose më të rinj kur u abuzuan.