Kisha gjermane u kërkon falje 3677 fëmijëve viktima të abuzimit seksual

0

Hetimi katër vjeçar, rezultatet e të cilit kisha i publikoi të martën, zbuloi se liderët kishtarë kanë fshehur abuzimet seksuale nga ana e së paku 1670 klerikëve në periudhën prej vitit 1946 deri në vitin 2014. Hetimi vërtetoi se së paku 3677 fëmijë kanë qenë të abuzuar seksualisht

Kisha Katolike në Gjermani të martën u ka kërkuar falje viktimave të abuzimit seksual nga klerikët. Kadinali Reinhard Marx, kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Gjermanisë, deklaroi në Fuld se hetimi i fundit ka zbuluar qindra raste të abuzimit seksual të fëmijëve.
“Një kohë të gjatë kisha ka mohuar, ka kthyer kokën dhe ka fshehur abuzimet. Unë kërkojë falje për këtë dhe gjithë dhimbjen që është shkaktuar”, tha Marx.
Hetimi katër vjeçar, rezultatet e të cilit kisha i publikoi të martën, zbuloi se liderët kishtarë kanë fshehur abuzimet seksuale nga ana e së paku 1670 klerikëve në periudhën prej vitit 1946 deri në vitin 2014. Hetimi vërtetoi se së paku 3677 fëmijë kanë qenë të abuzuar seksualisht.
Kardinali Marx premtoi se do të bisedohet për reformat e mundshme të cilat do të siguronin që incidente të ngjashme mos të përsëriten asnjëherë.

Comments are closed.