Pas lajmit për mosnjohjen nga Gjykata të zgjedhjeve të FSHF-së, të zhvilluara më 7 shkurt, ka reaguar Bashkim Fino. Me një status në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ka përshëndetur faktin që sot drejtësia shqiptare dha shpresë se manipulimet nuk do të kenë më sukses.
Ja çfarë shkuan konkretisht në qëndrimin e tij Fino:
REAGIM
Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF-së, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018. Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Për një futboll të pastër dhe të drejtë!