Gjuri i Zlatan Ibrahimovic ishte aq mirë i ruajtur megjithëse ka 20 vite karrierë, aq sa që mjekët amerikanë i kanë kërkuar futbollistit të rikthehet te ta pas përfundimit të karrierës, në mënyrë që bëjnë hulumtim shkencor në të, ka thënë agjenti Mino Raiola.
“Ishte shumë i pastër, nuk kishte dëmtime të tjera. Zlatani është aq i fortë sa që mjekët i kanë kërkuar të kthehet për të hulumtuar në të”, ka thënë Raiola, pasi futbollisti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.
“Ata punojnë në institutet më mirë në botë për gjurin dhe ligamentet. Ata bëjnë shumë hulumtime në këtë lëmi, andaj dëshirojnë që Zlatani të kthehet për të bërë hulumtim shkencor me gjurin e tij”, deklaroi Raiola.