Shkup, 2 mars – Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputeti Aleksandar Kiracovski sot në Kuvendin e RM-së u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristian Timonie.
Në takim është konfirmuar përcaktimi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për mbështetje të proceseve reformuese në Maqedoni, në interes të qytetarëve, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
U bisedua për progresin në zbatimin e reformave të Planit 3-6-9 dhe mundësinë, që përmes implementimit të prioriteteve reformuese do të sigurohet rekomandim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për përmirësimin e funksionalitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe për avancimin e dialogut politik, i cili është i domosdoshëm për proceset demokratike në vend.
Lidhur me avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Francës, Timonie paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Franca do të përkushtohet në nxitjen e inovacioneve dhe shkencës në vend, përmes krijimit të Programit shkencor për inovacione.