Shkup, 21 prill – Kandidati i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski është në epërsi para kundërkandidatit të tij të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni Gordana Siljanovska Davkova, pas numërimit të rreth dy të tretave të vendvotimeve, deklaroi në konferencë për shtyp shefi i shtabit zgjedhor të Pendarovskit, Aleksansar Kiracovski.
Kiracovski saktësoi, sipas të dhënave aktuale udhëheq me 2,5 për qind para Gordana Siljanovska-Davkovës.
“Kandidati i mbështetur nga të gjithë komunitetet etnike do të realizojë fitore të sigurt edhe në raundin e dytë, në një stmosferë korrekte dhe demokratike. Në raundin e dytë presim që qytetarët edhe më fuqishëm ta mbështesin konceptin që shkon përpara”, tha Kiracovski pa hyrë në detaje në cilat vendvotime udhëheq Pendarovski, duke përmendur se këto janë zgjedhje presidenciale, e jo zgjedhje lokale.
Theksoi se Stevo Pendarovski pa dyshim do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kiracovski ka se jehona nuk është e ulët, ajo është mbi 40 për qind, duke shtuar se me siguri qytetarëve në vend janë mërzitur prej zgjedhjeve në 12 vitet e kaluara dhe ata janë të lodhur nga politika.
Thotë se Pendarovski e ka mbështetjen e LSDM-së dhe të gjithë partnerëve të koalicionit dhe se këtu në media qendrën e Pendarovskit janë të pranishëm përfaqësues të të gjitha partive, mes të cilëve pritet edhe ardhja e përfaqësuesve të BDI-së. (koha.mk)