Shkup, 23 janar – Deputeti Aleksandar Kiracovski i LSDM-së sot në Kuvend dorëzoi kërkesë për interpretim autentik të nenit nga Ligji për përcjellje të komunikimeve, që të konfirmohet qartë si Këshilli për mbikëqyrje qytetare t’i shfrytëzojë mjetet e parashikuara me Buxhet dhe të zhbllokohet puna e tij.
Që të jetë i pranueshëm interpretimi autentik nevojitet dy e treta e shumicës, për çka Kiracovski kërkon mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvend.
Mjetet, sipas tij, tashmë janë të parashikuara, janë të bllokuara, ndërsa me këtë edhe puna e Këshillit, e cila është formuar para një viti, ndërsa është e përbërë nga një kryetar dhe gjashtë anëtarë. Duhet ta përcjellë punën e Agjencisë teknike operative të Agjencisë për siguri nacionale dhe institucione tjera.