Shkup, 21 prill – Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë jashtëzakonisht të qetë, korrekte dhe demokratike. Patëm raund të parë të zgjedhjeve presidenciale të pastër kristal. Patëm zgjedhje skandinave, siç i ngjan një shteti, anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së, vlerësoi Aleksandar Kiracovski, shef i shtabit zgjedhor të kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski.
Theksoi se pret rezultatet e para të cilat mund të jenë të njohura pas orës nëntë të tregojnë se në raundin e parë kandidati i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni është fitues.
“I përgëzojmë qytetarët. Të drejtën e tyre zgjedhore qytetarët e shfrytëzuan lirshëm, në mënyrë dinjitoze dhe demokratike me çka treguan pjekuri demokratike dhe përgjegjësi para shoqërisë dhe para shtetit”, tha Kiracovski.
Theksoi se atmosfera pozitive, korrekte dhe demokratike e cila ka qenë cilësi e fushatës ka vazhduar edhe sot në të gjitha vendvotimet në mbarë vendin.
“Republika e Maqedonisë së Veriut zbatoi zgjedhje demokratike të qeta, korrekte, të lira dhe demokratike. Institucionet me kapacitetet e tyre mundësuan zgjedhjet të kalojnë në rendin më të mirë që është shumë më e rëndësishme për ne si shtet i cili shumë shpejtë do t’i fillojë negociatat me BE-në”, tha Kiracovski.
Theksoi se pret kjo atmosferë të vazhdojë edhe në fushatën që na pret edhe në raundin e dytë dhe më 5 maj kur do të votohet për ata dy që do të marrin më shumë vota në raundin e parë.
Sipas informacioneve që para pak kohësh i ka marrë nga KSHZ, tashmë janë mbi 42 për qind dalje në raundin e parë.
Shtoi se në pajtim me udhëzimet e KSHZ-së dhe në pajtim me Kodin Zgjedhor, të gjithë ata të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor kanë marrë informacion se në çfarë mënyrë duhet të sillen, u përgjigj Kiracovski në pyetjen se disa media janë parandaluar që të xhirojnë në disa vendvotime. (koha.mk)