Nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski sot vlerësoi se aktvendimet e disa prej të akuzuarve për dhunën në Kuvend të 27 prillit janë absolutisht joadekuate dhe paraqesin, siç deklaroi, turp për gjyqësinë. Nëse gjykata dhe prokuroria, theksoi Kiracovski, vazhdojnë në mënyrë të njejtë t’i trajtojnë edhe dhunuesit e tjerë të akuzuar, do të bëhen bashkëpjesëmarrës.
“Prokuroria publike duhet në mënyrë më adekuate të kapet për pune rreth ndriçimit të këtij rasti, duhet të gjenden kryesit, të akuzohen në mënyrë adekuate dhe të dënohen. Në të kundërtën, do të dërgohet porosi joadekuate në opinion, porosi për mosdënim dhe në vend të fashitjes së veprimeve të këtilla negative, do të kryhet nxitje e tyre”, deklaroi Kiracovski. Sipas tij, dhuna në Kuvend më 27 prill ka paraqitur “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe tentim të planifikuar, të organizuar dhe kontrolluar, për fat të pasuksesshëm për vrasje të disa deputetëve”.