Kingsley Coman në telashe. Sulmuesi i Bayerni të Mynihut është vënë nën arrest nga ana e policisë, pas akuzave nga ish-dashura e tij, se 21 vjecari ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pasi është arrestuar, Coman është shoqëruar për në ambjentet e komisariatit ka kaluar disa orë në qelitë paraburgimit.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesi më pas është lënë i lirë, por mbi të tashmë rëndon akuza për dhunim banase dhe ndaj personit. Ish e dashura e Coman, është shoqëruar për në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm si dhe do t’i duhet të qëndrojë në regjim shtrati për 8 ditë. 21-vjecari do të përballet me akuzat në muajin shtator në dyert e gjykatës. Situatë e vështirë kjo për Kingsley Coman, i cili rrezikon dënimin me burg ose masën administrative gjobë.