Ai luan shah, thuajse i varrosur në akull. Megjithëse sfida ishte e vështire, kinezi Cui Deyi ose “Ariu Polar” i Kinës, me të dridhura dhe buzëqeshje ia doli të fitojë disa herë. Gara u zhvillua në qytetin Handan, në veri të Kinës. Ai është pjesë e një grupi elitar të njohur në botë, anëtarët e të cilit testojnë vazhdimisht kufirin e kapacitetit njerëzor për t’i bërë ballë të ftohtit. “Po e përdor shahun për të parë sa vuan mendja dhe duart e mia”, tha Cui. Ai që vjen nga provinca lindore e Anhuit, nisi të marrë pjesë në garat e rezistencës ndaj të ftohtit, një dekadë më parë, pasi kishte sfiduar temperaturat e ulta, duke notuar në liqen. “Shumë njerëz do të dridheshin brenda pesë minutave. Ndërsa unë ,brenda një ore nuk ndjej as më të voglin problem dhe prandaj këtë qëndresë e shndërrova në profesion”, thotë ai. Ai ka mundur shumë nga konkurruesit rusë dhe kundërshtari i tij më i madh është holandezi Uim Hof, i njohur si “Njeriu i Akullit”. Ai vendosi rekordin botëror në vitin 2011. Arriti lartësinë prej 7400 metrash në Everest, duke veshur vetëm një palë pantallona të shkurta.
Kinezi luan shah i zhytur në akull (FOTO)
Leave a comment