Kinezët ndryshojnë emrin e lumit, pasi tingëllonte… arabisht!

Nuk quhet më Aiyi. Kina ndryshon emrin e një lumi, pasi tingëllonte më tepër si në gjuhën arabe.
”Atij duhet t’i vihet një emër më shumë kinez”, njoftoi media kineze.

Aiyi është degë e Lumit të Verdhë, me një gjatësi rreth 180 kilometra lag Ningxia (veri), një rajon autonom me një popullsi më shumë se një e treta myslimane.

“Qeveria rajonale vendosi që degëzimi i lumit do të quhet Diannong”, njoftoi Zyra Rajonale për Çështjet Civile.