Pekin, 11 shkurt – Qytetet kineze filluan në mënyrë të re të luftojnë me përhapjen e koronavirusit, gjegjësisht me dezinfektimin e qyteteve.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sinhua postoi një video në Tuiter, në të cilën shihet se si dhjetëra kamionë në një kolonë në qytetin e Louxhang, spërkasin me dezinfektues dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Numri i të vdekurve nga virusi i ri në Kinë u rrit në 1.016 persona, kumtoi sot Komisioni kinez i shëndetësisë. Në vend dje nga koronavirusi e kanë humbur jetën 108 persona, që është dita me vdekshmëri më të madhe deri më sot.(koha.mk)