Derisa problemi në relacionin SHBA-Kinë po acarohet, Kina e ka përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë së “tortës” silikonike, e cila përdoret për prodhimin e çipave
Procesorët e prodhuar në këtë mënyrë, nën ombrellën e firmave të pavarura kineze, mund të jenë një sfidë e madhe për prodhuesit e deritanishëm si Inteli dhe TSMC-ja, të cilët praktikisht e kontrollojnë këtë pjesë të tregut. Qeveria kineze e inkurajon fuqimisht zhvillimin e këtij sektori dhe investon burime të mëdha në zhvillimin e teknologjisë, kështu që pritet që deri në fund të vitit 2025 do të mund ta kontrollojnë deri në 70% të tregut për këtë biznes fitimprurës, raporton HKEPC-ja.
Burimet thonë se SMIC tashmë e ka filluar prodhimin masiv të tortës silikonike 14nm FinFET. Rreziku dhe shpenzimet më të mëdha vijnë nga mbeturinat përmes kalimit në një proces më kërkues me transistorë më të vegjël dhe “paketimi” i tyre më i dendur, shkruan KOHA Ditore. Kjo është arsyeja se pse prodhimi pilot dhe kalimi në procesin 12nm është planifikuar për në fund të vitit, dhe kjo sigurisht që do të ishte një përpjekje që meriton vëmendje, duke pasur parasysh se do ta arrinte nivelin e teknologjisë me të cilin Inteli i prodhon aktualisht procesorët e vet.
Prodhimi i çipave 14-nm tashmë ka marrë hov dhe do të jetë një gjenerues i rëndësishëm i të ardhurave të SMIC në tremujorin e fundit të vitit aktual. Ndërkohë, kompania është duke e zhvilluar një teknologji të gjeneratës së dytë FinFET e cila do të përdoret në prodhimin e procesorëve, elektronikës për automobila dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Gjenerata e dytë e transistorëve FinFET do të duhej të bëhet me ndihmën e procesit të avancuar 12nm me përparim të mëtejshëm në kuptim të zvogëlimit të madhësisë së transistorit në krahasim me procesin 14nm me ulje në të njëjtën kohë të konsumit të energjisë për 20% dhe përmirësimin e performancës me 10%. Pritet zvogëlimi i mbeturinave në prodhim për madje 20%. Kjo teknologji është në nivelin e procesit aktual 14nm, i cili është në dispozicion të Intelit.
SMIC nuk ndalet në këtë arritje dhe tashmë ka porositur pajisje për litografinë EUV me vlerë prej 120 milionë dollarësh të cilat përdoren në prodhimin e “tortës” silikonike, me çfarë në fakt përgatitet për zhvillimin dhe kalimin në një proces prodhimi më të avancuar prej 7nm. Dallimi teknologjik midis prodhuesit kryesor kinez, Intelit, Samsungut dhe TSMC-së do të jetë gjithnjë e më i vogël, gjë që këto kompani nuk e shikojnë pozitivisht.