Shumë yje të futbollit botëror po përfundojnë në Kinë dhe diçka e tillë pritet të ndodhë edhe me legjendën Diego Maradona, shkruan zeri.info. Ai është interesant për kinezët, dëshira e tij për të punuar në vendin aziatik është e njohur dhe nuk do të jetë aspak befasi nëse deri në fund të vitit do të zhvendoset në Kinë.
Njerëzit që e sollën Carlos Tevezin në Schanghai janë duke punuar në këtë projekt, ndërsa avokati i tij bën të ditur se bisedimet janë duke vazhduar.
Nëse nuk ndodh diçka e papritur, që në rastin e Maradonës nuk përjashtohet asnjëherë, legjenda argjentinase do të punojë në shkolla të ndryshme kineze dhe në këtë mënyrë do ta popullarizojë futbollin në këtë vend. Kinezët dëshirojnë të përparojnë në futboll pa marrë parasysh çmimin.