Pekin, 5 dhjetor – Sasi e madhe e borës ra në rajonin Sinxhijang, banorë të të cilit në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe incizime nga fenomeni deri tani i paparë.
Së pari ra borë “e zakonshme” e bardhë, e pastaj mbi të ka ra edhe një shtresë e borës me ngjyrë të verdhë.
Drejtori i institutit meteorologjik në Sinxhijang, He Çing sqaroi se ka ardhur deri te përzierja e borës dhe stuhisë prej rërës.
“Nga e premtja e kaluar, shumë vende në Sinxhijang janë nën ndikimin e erërave të fuqishme. Në rajonin Karamaj u regjistrua stuhi prej rërës. Erërat e fuqishme kanë sjellur rërë në jug në disa qytete, mes të cilave edhe Urumpi dhe Shanxhi. Për shkak të temperaturave të ulta, rëra ka ra së bashku me borën”, tha ai.