Pekin, 13 janar– Të paktën 21 minatorë e humbën jetën pasi u rrënua një minierë në pjesën veriore të Kinës, kumtuan autoritetet në qytetin Shenmu në provincën Shansi.
Janë shpëtuar 66 minatorë, theksojnë autoritetet lokale.
Edhe pse numri i fatkeqësive në minierat kineze në dekadën e kaluar është zvogëluar, Kina edhe më tej është në krye të listës sipas numrit të minatorëve të pësuar.