Policia në Kinë arrestoi një ish-zëvendësministër të Financave për shkak të dyshimit për korrupsion, kumtoi prokuroria.
Sipas kumtesës, Xhang Shaoçun është nën hetim për “shkelje serioze të disiplinës dhe ligjit”.
Presidenti kinez, Si Xhinping me vite zhvillon fushatë për çrrënjosje të korrupsionit në kryesinë partiake dhe shtetërore.