Një burrë në Kinë gjeti një gur të pazakontë me formën e një disku fluturues. Xia Changjun e gjeti gurin teksa ngjitej në një mal në provincën Hubei, në qendër të Kinës, dhe vendosi ta merrte me vete në shtëpi pasi iu duk i pazakontë. Jo vetëm ai, por historianët vendorë e kanë të pamundur të shpjegojnë se si është arritur forma e këtij guri, nëse është gdhendur nga njerëzit e lashtë apo nga natyra. Xia Changjun e pa shkëmbin e madh teksa ngjitej në një mal pranë kontesë Baokang, në Xiangyang, në muajin prill, raporton People’s Daily Online. Ai tha se shqoi një shkëmb të çuditshëm me disa vrima të mëdha brenda tij. Fillimisht nisi të gërmonte pranë shkëmbi me pajisjet e hekurta që kishte me vete në makinë. Kur kuptoi se pjesa më e madhe e shkëmbit ishte e groposur nën tokë, iu desh të gërmonte më tepër se një javë për ta nxjerrë plotësisht shkëmbin. Xia e bëri publik për median zbulimin e tij të rrallë këtë javë.
Kinë, gjendet një gur misterioz në formën e diskut fluturues (FOTO)
Leave a comment