Pekin, 29 shtator – Një edukatore kineze është dënuar me vdekje për helmimin e 25 fëmijëve në kopshtin ku punonte, njëri prej të cilëve vdiq, njoftoi Bi-Bi-Si.
Edukatorja Vang Jung u arrestua vitin e kaluar kur fëmijët nga një kopsht në qytetin Xhiazou përfunduan në spital sepse u sëmurën pasi hëngrën qull për mëngjes. Pastaj 23 fëmijë filluan të vjellin dhe e humbën vetëdijen pas mëngjesit.
Gjykata konfirmoi se edukatorja ka vendosur nitrat natriumi në mëngjesin e fëmijëve të një mësuesi tjetër, pasi ata kishin debatuar rreth çështjes së menaxhimit.
Kjo nuk është hera e parë që Vang Jung helmonte dikë, pasi gjyqi tregoi se ajo më parë kishte vendosur të njëjtin helm në ushqimin e burrit të saj i cili kaloi me pak vështirësi.