Pekin, 24 shkurt – Ekspertët kinezë tashmë e kanë përpunuar vaksinën e cila fillimisht konsiderohet si efektive kundër koronavirusit “COVID-19”, kumtoi ambasadori kinez në Rusi, Xhan Hanhuei, shkruan gazeta ruse “Izvestija”.
“Kina tashmë ka përpunuar një vaksinë që çon në imunitet. Por, ky është informacion fillestar, ndërsa janë të nevojshme kontrolle shtesë dhe miratime”, deklaroi ambasadori.
Përveç kësaj, sipas informacioneve të mjekëve, me sukses, pa efekte anësore, janë duke u përdorur edhe ilaçet kineze për t’i luftuar simptomat e virusit, ndërsa, gjithashtu, me efikasitet rezultoi edhe mjekimi i vjetër i cili përdoret në rastet kundër malaries.
Sipas diplomatit, në Kinë çdo ditë me virusin infektohen disa qindra njerëz dhe rreth 2.000 shërohen. Vdekshmëria nga “COVID-19” është zvogëluar edhe sot në provincën e parë ku u paraqit – Hubei, është më pak se tre për qind në ditë, ose 0,55 për qind në provincat e tjera.
Paraprakisht gjatë shkurtit në Kinë u miratua një ilaç që autoritetet zyrtarisht e njohën për potencialisht efektiv në luftimin e koronavirusit. Ilaçi është i njohur nën emrin Favipiravir ose Avigan.
Pastaj u kumtua edhe për krijimin e një testi të shpejtë, me të cilin diagnostikimi për koronavirusiN bëhet vetëm për 15 minuta.(koha.mk)