Federata Kineze e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin holandez Guus Hiddink nga përfaqësuesja olimpike për shkak të rezultateve të dobëta të shënuara gjatë vitit të fundit.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit kinez sqaroi se ish-trajneri i skuadrës së femrave të Kinës, Hao Wei, do të ketë një rol kyç te skuadra e meshkujve.
72-vjeçari Hiddink ishte emëruar në detyrën e trajnerit të skuadrës olimpike një vit më parë, në të njëjtin moment kur Marcello Lippi mori drejtimin e ekipit të parë.
Pas një serie rezultatesh aspak entuziazmuese, u vendos që Hiddink të shkarkohej nga detyra.