Kina, Rusia dhe Irani nesër do të mbajnë stërvitje të përbashkëta detare, deklaroi sot Mustafa Tajoglin, oficeri për marrëdhënie me opinionin i ushtrisë iraniane.
“Stërvitja ushtarake ‘Rripi detar i sigurisë 2022’ do të mbahet në pjesën veriore të Oqeanit Indian, ndërsa kjo është stërvitja e tretë e përbashkët të tre vendeve”, deklaroi Tajoldin për agjencinë iraniane ISNA.
Që nga ardhja në pushtet në mars të vitit të kaluar, presidenti rezistent iranian Ebrahim Raisi udhëheq politikë të thellimit të marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë.
Teherani iu bashkua Organizatës së Shangait për bashkëpunim në shtator, anëtarët më të theksuar të së cilës janë Kina dhe Rusia.
Shefi iranian i diplomacisë, Hysein Amirabdullahian, e vizitoi Kinën javën e kaluar, derisa presidenti iranian të enjten u takua me kolegun e tij rus në Moskë. Kina, Rusia dhe Irani nga viti 2019 filluan të kryejnë stërvitje të përbashkëta detare dhe këtë do ta bëjnë ta bëjnë edhe në të ardhmen, tha Tajoldini.