Laserët janë përdorur për të shënjestruar operacionet ajrore amerikane në Paqësor, me 20 incidente të regjistruara që nga Shtatori i vitit të kaluar, sipas një zyrtareje të ushtrisë amerikane.
Zëdhënësja e ushtrisë, e cila kërkoi të mos i zbulohet identiteti, ka thënë për CNN se se laserët kanë shënjestruar aeroplanmbajtëset amerikane, dhe se dyshohet që burimi i këtyre laserëve është Kina, transmeton gazetametro.net
Incidenti më i fundit ka ndodhur brenda dy javëve të fundit, tha zyrtarja.
Asnjë nga incidentet nuk ka rezultuar në ndonjë ankesë mjekësore ose në ndonjë lëndim, tha zëdhënësja.
Kina i ka hedhur poshtë akuzat e SHBA’ve dhe i ka cilësuar si të pabaza dhe të fabrikuara.
Tensionet në mes të SHBA’ve dhe Kinës vazhdojnë të mbesin të larta për shkak të mospajtimeve për detin shumë të kontestuar të Kinës. /gazetametro.net