Kina filloi hulumtim rreth internetit në celular nga gjenerata e 6G. Njëherit Ministria kineze për shkencë dhe teknologji mbrëmë kumtoi se është themeluar edhe grup i punës që do të punojë në teknologjinë e re.
“Grupin e punës e përbëjnë 37 persona profesional nga më shumë institucione hulumtuese dhe kompani. Kjo e emëron fillimin zyrtar të hulumtimeve dhe zhvillimin e teknologjisë 6G”, citohet në faqen e internetit të Ministrisë.
Këtë periudhë, ndryshe Kina e vendosi teknologjinë G-5 që mundëson 100 herë rrjedhë më të shpejtë të të dhënave nga rrjeti 4G.
Kompania kineze Huavei, e cila konsiderohet si udhëheqëse në botë sa i përketë 5G, gjtihashtu, është përfshirë në hulumtimin rreth 6G.