Pekin, 28 nëntor – Kina sot i bëri thirrje në bisedë ambasadorit amerikan në Pekin, Teri Brenstad, që t’i shprehë “protestë të fuqishme” për vendimin e presidentit Donald Tramp ta nënshkruajë Ligjin për të drejtat e njeriut në Hong Kong.
Tramp, paraprakisht, siç transmetojnë mediat britanike, e nënshkruajti ligjin, që e miratoi Kongresi, për dhënie të mbështetjes së demonstrantëve në Hong Kong dhe sanksione ndaj autoriteteve kineze.
Zëvendësshefi i diplomacisë kineze, Le Juçeng, ambasadorit amerikan i ka transmetuar se hapi i tillë paraqet “përzierje serioze në punët e brendshme të Kinës dhe shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare”, transmetuan mediat amerikane.
Gjestin e Trampit diplomati kinez e ka quajtur “akt i hapur hegjemonik” dhe i bëri thirrje SHBA-së të mos e zbatojnë ligjin që të parandalojnë të bëhet dëm më i madh në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës.
Në kumtesën paraprake të publikuar nga Ministria kineze e Punëve të Jashtme ashpër dënohet nënshkrimi i ligjit dhe sanksionet e paralajmëruara ndaj Kinës. Në të citohet se tërë populli i Hong Kongut kundërshtohen në vendimin e tillë.
Mediat amerikane shtojnë se ende nuk dihet se si do të veprojë Kina pas reagimit me gojë nga ky vendim i Trampit.