Pekin, 18 nëntor – Kina paralajmëroi se nuk do të shikojë qetë se si protestat në Hong-Kong po shndërrohen në “situatë e cila nuk mund të kontrollohet”, përderisa dhjetëra demonstrues të cilët ikën nga policia në ndërtesën e universitetit, arritën të arratisen, transmeton gazeta KOHA.
Ata së pari nga kulmi i universitetit në të cilin u mbyllën i gjuanin policët me shigjeta dhe kokteje molotovi, e më pas u lëshuan me litar dhe ikën me motoçikleta.
Policia në Hong-Kong paraprakisht në kumtesë kërcënoi se do të përgjigjet me municion luftarak nëse demonstruesit përdorin armë vdekjeprurëse dhe bëjnë vepra të tjera të dhunshme.
Një nëpunës policor në Hong Kong dje u qëllua me shigjetë kur policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në tentim për t’i shpërndarë demonstruesit të cilët e okupuan kampusin e universitetit.
Në fotografi të publikuara në faqen e Fejsbukut të policisë, shihet se shigjeta e ka qëlluar policin në pjesën e poshtme të këmbës, ndërsa policia kumtoi se ai është dërguar në spital.
Demonstruesit refuzuan të tërhiqen, edhe pse drejt tyre lëviznin kamionë me topa uji.
Demonstruesit filluan të tërhiqen drejt ndërtesës së Universitetit politeknik madje pasi që u errësua, duke druajtur se do të zihen rob sepse policia përdori gaz lotsjellës dhe iu drejtua nga ana e kundërt.
Demonstruesit më pas nga kulmi i universitetit i qëllonin policët me shigjeta dhe kokteje molotovi.
Policia përdori gaz lotsjellës edhe në pjesë të tjera të Hong Kongut, ndërsa në disa rajone ka pasur përleshje të drejtpërdrejta me demonstruesit.
Policia paralajmëroi se aktivitetet e dhunshme në Universitetin politeknik në Hong Kong eskaluan në trazira.(koha.mk)