Energjia e rinovueshme është e mirë për mjedisin por dhe njëkohësisht rrit edukimin ndër të rinj kur ajo prezantohet në forma absolutisht mahnitëse Një fushë e panelit diellor me sipërfaqe 100 hektarë është ndërtuar në Datong të Kinës, së cilës i është dhënë forma e një pande, shkruan Nydaily. “Panda Power Plant” ka filluar të dërgojë energji në një rrjet energjik në veriperëndim të Kinës këtë jave, po pritet që edhe panda e dytë e kësaj fuqie të ndërtohet në vitin e ardhshëm.